Site icon Telegrafi

Mozzikun dhe Loredanën i bëjnë bashkë koncertet e radhës, çifti shpalosin datat e përbashkëta

Foto: Mozzik/InstaStory

Ka tash e sa kohë që po përflitet për një krizë në lidhjen e çiftit të njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi.

Dyshja që së bashku ndërtuan një karrierë të suksesshme muzikore në trojet shqiptare dhe jo vetëm, u përfolën gjatë këtyre ditëve se janë larguar nga njëri-tjetri, ndonëse vet nuk u prononcuan rreth kësaj çështje.

Sido që të jetë, duket se veprimtaria e tyre muzikore e përbashkët vazhdon, dhe këtë e kanë konfirmuar vet ata, përmes një postimi të fundit në InstaStory.

Dyshja kanë bërë të ditur se do të fillojnë turin e tyre të koncerteve më datë 19 mars të vitit të ardhshëm, dhe qyteti i parë do të jetë Këlni.

Mozzik paralajmëron koncertin e radhës me Loredanën (Foto: Mozzik/InstaStory)

Më pas, ata do të vazhdojnë me koncerte në disa qytete tjera të Gjermanisë, për të vazhduar më pas me Zvicrën dhe Austrinë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fakti që do të duhet të jenë bashkë në skenë për të interpretuar këngët e tyre që flasin për dashurinë dhe jetën e tyre, duket se do të ndikojë në përmirësimin e raporteve të tyre.

Megjithatë, mbetet të shihet se si do të jetë qëndrimi i tyre ndaj publikut lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/

Exit mobile version