Dy reperët e njohur të estradës, vëllezërit Getinjo dhe Mozzik, janë në përfundim e sipër të një bashkëpunimi të ri.
Kënga ka përfunduar së incizuari, gjersa ditë më parë janë kryer edhe xhirimet në Cyrih të Zvicrës.
Se dyshja nga Ferizaj po xhirojnë klip u mor vesh edhe nga zviceranët, pasi disa nga mediat atje raportuan për ndërprerjen që iu bë xhirimeve nga policia zvicerane në një lokacion.
Megjithatë, duket se Getinjo dhe Mozzik ia kanë dalë mjaft mirë që t’i përfundojnë skenat e paraparë me skenar për klipin e tyre të ardhshëm.
Kjo pasi ata kanë publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, të realizuara nga prapaskenat e xhirimeve – përmes së cilave kanë paralajmëruar publikimin e klipit të ri.
Videoja muzikore duket se ka marrë frymëzim nga jeta në rrugë – e cila thuajse është shtylla kryesore që frymëzon zhanrin hip-hop, në të cilin edhe dyshja interpretojnë.
Kënga në fjalë është pjesë e albumit më të ri të Mozzikut, “Lamboziki”, që do të dalë në shitje më 14 shkurt. /Telegrafi/