Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vizituar vendin e shenjtë, Medinën.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes disa fotografive dhe videove të publikuara në InstaStory, duke treguar arritjen në qytetin e Arabisë Saudite.
Ai ka publikuar disa imazhe, duke treguar se ka filluar të kryejë ritualet fetare zakonore të Medinës.
Teksa ka ndarë një tjetër fotografi të tijën në InstaStory, reperi ferizajas shihet i buzëqeshur në qytetin që mesa duket e ka pasur ëndërr ta vizitonte prej kohësh.
Kujtojmë që nuk janë të paktë figurat publike shqiptare që kanë vizituar qytetet e shenjta si Meka dhe Medina.
Nga fusha e muzikës që kanë qenë vizitorët të këtij qyteti shquhen reperi Gold AG dhe këngëtari Sidrit Bejleri. /Telegrafi/