Site icon Telegrafi

Mozzik viziton kullën dhe varrin e Isa Boletinit në Mitrovicë

Foto: Mozzik/InstaStory

Reperi i njohur Mozzik, ka qenë shumë i përfolur gjatë muajve të fundit në media.

Që nga publikimi i albumit të tij “Mozzart”, vizitat për fansa në qytete të ndryshme të Kosovës e deri te vizita e të rinjve në Shërbimin Korrektues – Mozzik pothuajse ka qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, reperi me prejardhje nga Ferizaj ka bërë një vizitë në Kullën e Boletinit, në fshatin Boletin të Mitrovicës.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ai ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga vizita e tij në këtë monument historik, ku duket të ketë ngelur i befasuar nga njohja nga afër me rrënjët e historisë.

Foto: Mozzik/InstaStory

Në një prej imazheve, 24-vjeçari ka pozuar edhe pranë varrit të Isa Boletinit, ku prehen eshtrat e luftëtarit të shquar.

Foto: Mozzik/InstaStory

Këtë vizitë, Mozzik e ka realizuar së bashku me djemtë e ekipit të tij menaxhues, me të cilët gjithashtu ka realizuar një fotografi.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe Mozzik ka përjetuar një verë pa koncerte shkaku i pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory

 

Foto: Mozzik/InstaStory
Exit mobile version