Site icon Telegrafi

Mozzik me veshje jo aq të shtrenjta në videoklipin e ri

Hip hop ylli Mozzik publikoi ditë më parë projektin e tij më të ri në bashkëpunim me gruan e tij, Loredanën.

Dyshja që kanë një vajzë nga romanca e tyre, vazhduan me bashkëpunime.

Suksesi nuk mungoi as për projektin “Romeo & Juliet” që shpejt u bë hit në gjithë Evropën duke pretenduar lart në top listat evropiane.

Faqja “What they Wearing” në Instagram ka publikuar tash edhe koston e veshjes së Mozzikut.

Mozzik zgjodhi një këmishë të lirë nga Zara që kushton vetëm 30 euro.

Ndërkaq, ripi dhe papuqet në këtë klip janë më të shtrenjta, nga 390 euro.

Mozzik dallohet me stil të mirë të tij, por jo me çmim të lartë pasi vet ka folur për të kaluarën e tij ku ka pranuar se nuk ka pasur kushte financiare për t’i ndjekur trendet. /Telegrafi/

Exit mobile version