Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka tash e sa kohë që bën një jetë mes Zvicrës dhe Kosovës.
Ai jeton në shtetin helvetik me partneren e tij, Loredana Zefin, me të cilën ka edhe një vajzë, Hanën.
Duket se jetesa atje ka bërë që reperi të jetë gjithnjë e më shumë i lidhur me shtetin zviceran, dhe këtë e bën të ditur edhe përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai vendosi që në datën e 1 gushtit e cila njihet si Dita e Pavarësisë së Zvicrës, të publikojë një fotografi duke uruar ndjekësit e tij zviceranë për këtë ditë.
“Urime ditëlindjen Zvicër”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë që Mozzik ka ndarë me ndjekësit e tij.
Përndryshe, ai po shijon suksesin e bashkëpunimit më të fundit me Unikkatilin, të cilin e solli javë më parë. /Telegrafi/