Telegrafi

Mozzik: Unë e kam kompleksuar tregun, e di

Mozzik

Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, ka arritur të thyej rekorde të ndryshme përmes projekteve muzikore.

Ai është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, ndërsa mban të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e tij.

Pas publikimit të albumit “MozzArt” reperi shënoi sukses të madh, pasi secila këngë i arriti miliona klikimë në platformën YouTube.

(Foto: Instastory)

Për një gjë të tillë, ai përmes rrjetit social Instagram ka dhënë një mesazh për kolegët e tij, duke thënë se i ka kompleksuar.

“Unë e kam kompleksuar tregun, e di”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.

Temë e faqeve rozë është bërë edhe shpërndarja e albumit të tij në qytetet e Kosovës, ku grumbulloi mijëra fansa.

Por, për shkak të pandemisë coronavirus një aktivitet i tillë është ndaluar, për të qenë më të sigurt qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/