Site icon Telegrafi

Mozzik tregon se në qershor publikon albumin e ri

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Rudina”, në të cilën ka folur për projektet e reja, periudhën e izolimit e po ashtu edhe jetën private.

Ai ka treguar se gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në mal dhe se kjo i ka ndihmuar të pushojë paksa nga aktivitetet e tij në muzikë.

“Karantinimi i ka ato vetitë e këqija dhe të mira, e keqja është që jemi izolu dhe në anën tjetër është një lloj pushimi, një lloj izolimi i mirë, shpresoj që do të kalojmë më shpejt”, ka thënë Mozzik.

I njëjti tregon se është izoluar me familjen e tij përfshirë, prindërit dhe vëllanë e tij, reperin Getinjo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Jam me familjen, me nënën, babain dhe vëllanë. Po rrimë pak në qytet më shumë në mal, ka një muaj që kam qëndruar vetëm në mal”, shton më tutje ai.

Ndërkohë, artisti shqiptar ka njoftuar se ka gati albumin e ri dhe se pritet të lansohet në qershor apo në gusht.

“Prej ditës së parë të virusit nuk kam qenë në studio, shkaku se e kam përfunduar albumin, në qershor ose në gusht vetëm publikohet albumi”, vazhdon mes tjerash Gramos Aliu (emri i vërtetë i Mozzik). /Telegrafi/

Exit mobile version