Telegrafi

Mozzik thotë se ka rënë në dashuri me qytetin e Dubait

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka zgjedhur që këto ditë t’i japë vetes pak pushim.

Ai ka zgjedhur destinacionin e largët, Dubain, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

E duket se qyteti i Emirateve të Bashkuara arabe mbetet një prej vendeve të parapëlqyera të reperit nga Ferizaj, për ta vizituar.

Kjo pasi ai publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihej rrugëve të qytetit metropolitan, në mbishkrimin e së cilës shkroi: “Me të vërtetë, unë jam në dashuri me Dubain”.

Foto: Mozzik/InstaStory

Menjëherë pas kësaj, reperi ferizajas ndau me ndjekësit e tij të shumtë në InstaStory një tjetër fotografi, ku shihej duke pozuar i zhveshur para pasqyrës.

E teksa vinte në pah muskujt e trupit, Mozzik njëherësh tregoi edhe koleksionin e tij të tatuazheve të jetësuar në trup.

Foto: Mozzik/InstaStory

Mes tatuazheve të shumta, në sy bien portreti i nënës së tij dhe vëllait të tij, Getinjos, në dorën e tij të djathtë. /Telegrafi/