Telegrafi

Mozzik takohet me vajzën e tij, ndan momente të lumtura me të

Gramos Aliu- Mozzik (Foto: Instagram/mozzik)

Destinacioni i menjëhershëm prej që u hapën kufijtë ajrorë për Mozzik ishte padyshim Zvicra.

Ky shtet është tejet i dashur për të, pasi aty jeton edhe vajza e tij dy vjeçare, Hana.

Disa muaj gjatë qëndrimit i izoluar në Kosovë, për shkak të pandemisë coronavirus, tashmë rep-artisti ka fatin që të takojë fizikisht vajzën e tij.

Përmes disa fotografive të publikuara në Instastory, ai është parë të kalojë kohë të lumtura me të. Në njërën prej tyre ai shihej se si po e shijonte kohën me të, teksa ajo po bënte një dush një banjë.

Mozzik dhe Hana (Foto: Instagram/mozzik)

Orë më parë gjatë ditës së sotme (e shtunë), vëllai i Mozzik, reperi Getinjo gjithash publikoi një fotografi të mbesës, duke i bërë një dedikim të veçantë asaj. /Telegrafi/