Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka pasur rastin së fundmi të takohet me një prej figurave më të njohura të elitës politike të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për kryeministrin, Edi Rama, të cilin e ka takuar rastësisht në Berlin të Gjermanisë.
Ka qenë vet reperi nga Ferizaj, ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet mjaft i buzëqeshur pranë Edi Ramës.
“Me kryeministrin e Shqipërisë”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Së fundmi, reperi shuajti zërat që flisnin për një krizë të mundshme mes tij dhe partneres, Loredana Zefi.
Duke shpërndarë në rrjetet sociale projektin muzikor të kësaj të fundit, Mozzik vërtetoi se vazhdon të jetë i lumtur pranë gruas së tij. /Telegrafi/