Telegrafi

Mozzik me stil të ri të flokëve

Mozzik (Foto: Instagram/mozzik)

Trendin e ri të flokëve duket se po e përcjell edhe reperi ferizajas, Mozzik. Pas Feros, Majkut, Onatit edhe Gramoz Aliu ka vazhduar me stil të njëjtë të flokëve.

Mozzik në rrjetet sociale u ka prezantuar fansave stilin e ri të flokëve, gjersa tregon se ka bërë flokët e verdha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Ndërkohë që nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e tij, duke e përgëzuar për dukjen e re.

Reperi aktualisht është duke punuar në projektin e ri në bashkëpunim me reperin gjerman, Dardan, e mbase me këtë ndryshim do të paraqitet edhe në klip.

I njëjti është rikthyer në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore bashkë me bashkëshorten e tij, Loredanën. Kjo e fundit ka qenë diskutimi gjatë kësaj kohe për shkak të skandalit që pati me çiftin zviceran.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana para pak muajve lansuan këngën “Romeo & Juliet”, projekt ky që u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/