Telegrafi

Mozzik sjell pamje të frikshme të një aksidenti në Ferizaj (Foto)

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik natën e mbrëmshme (e hënë) mesa duket ka udhëtuar drejt këtij qyteti, për të vizituar familjen e tij.

Por, gjatë rrugës ai është ndeshur në një aksident të tmerrshëm që kishte ndodhur në hyrje të qytetit.

Ai ka marrë telefonin në dorë duke xhiruar gjithçka që ka parë, gjersa pamjet e filmuara i ka hedhur në InstaStory.

Pamjet që reperi transmetoi ishin të frikshme, ngase shfaqej një person i shtrirë në tokë, i lënduar nga aksidenti.

Ky postim i tij ka ngjallur jo pak reagime nga fansat në Instagram. /Telegrafi/