Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Mozzik, kohëve të fundit ka thyer kufijt shqiptar, përmes projekteve muzikore.
Këngët e tij tashmë kanë filluar të dëgjohen edhe në Gjermani, ku disa prej të cilave janë realizuar në gjuhën që flitet.
Së fundmi, ai ka sjell projekte të njëpasnjëshme, të cilat patën sukses të madh në industrinë muzikore.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Mozzik është shfaqur nga një xhakuzi, ndërsa paralajmëroi lansimin e albumit.
“Ne nuk qeshim me zë, ne vetëm bëjmë hehe. 31 korrik albumi”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.
Ndërkaq, reperi ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim të radhës, e që do të jetë më vëllanë e tij, Getinjo. /Telegrafi/