Site icon Telegrafi

Mozzik sërish me rekord shikueshmërie, “Baby” arrin një milion klikime në më pak se 24 orë

Mozzik (Foto: YouTube)

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Mozzik, si duket nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas dy projekteve që dolli në treg, gjatë ditës së djeshme (e enjte) reperi publikoi projektin e ri, që u pëlqye tej mase.

“Baby” titullohet kënga për të cilin është përkujdesur producenti Rrzon, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë ai.

Mozzik njihet tani për thyerje të rekordeve, ku edhe kësaj radhe ka arritur të grumbullojë një milion klikime në platformën YouTube.

Kjo është kënga e dytë nga albumi “MozzArt”, prej të cilit do të vijnë edhe disa projekte të tjera të bashkangjitur edhe klipe.

Kujtojmë se “PP” është projekti i fundit nga reperi, që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Kida. /Telegrafi/

Exit mobile version