Mozzik tashmë e ka dëshmuar se është njëri nga rep-artistët më të dëgjuar në tregun shqiptar.
Kohë më parë, përmes disa intervistave, ai ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin e tij të radhës, ku do të përmbajë edhe dedikime ndaj personave të dashur.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Mozzik ka zbuluar kopertinën e albumit, duke mbuluar kështu titujt e 20 këngëve.
Sipas tij, projektet muzikore do të jenë të njohura për publikun, vetëm nëse bëhen 500 mijë komente në rrjetin e tij social.
“Sa më shpejt që bëhen 500 mijë komente, do t’i publikoj emrat e këngëve e më shumë detaje. Shkojmë, mezi po pres ta ndaj albumin me ju”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
I pyetur se kur do të publikojë këngë për vajzën e tij, reperi nga Ferizaj ka bërë të ditur se në po të njëjtin album do të mund ta gjejnë një projekt të ri.
Derisa po bëhet gati për albumin e ri, “Lass Mal” mbetet projekti i tij i fundit muzikor i realizuar në gjuhën gjermane. /Telegrafi/