Site icon Telegrafi

Mozzik: Sa më ka marrë malli për koncerte

Foto: Mozzik/Instagram

Pandemia globale coronavirus ka ndikuar që koncertet dhe mbrëmjet muzikore të cilat përfshijna turma të mëdha në njerëz, të anulohen anë e mbanë globit.

Një fenomen i tillë e ka prekur edhe estradën, të cilët tash e sa muaj gjenden në izolim dh pa kryer ndonjë aktivitet muzikor pranë publikut.

Reperi Mozzik është një ndër rep-artistët, i cili mesa duket është përmalluar për koncertet – gjë të cilën ai e ka shprehur përmes një postimi të bërë së fundmi në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Sa më ka marrë malli për koncerte”, shkroi reperi ferizajas në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, duke ua bërë kështu me dije fansave se ka mall për ta.

Foto: Mozzik/InstaStory

Përndryshe, “Lass mal” mban titullin kënga e tij më e fundit, të cilën ai e solli për fansat pak javë më parë dhe u prit mirë nga publiku.

Ai vazhdon të jetë mjaft i përfolur në mediat vendore për jetën profesionale, po aq sa edhe jetën private të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version