Hip hop ylli, Mozzik, ka konfirmuar largimin e tij nga On Records, ashtu sikurse të vëllait të tij Getinjo.
Mozzik dhe Getinjo ishin një prej emrave më të konsoliduar të On Records bashkë me Kidën.
Por, tash se duket menaxherët e studios dhe Getinjo e Mozzik kanë pasur një përplasje e cila tash ka shpërthyer në publik.
Pas komunikimit të Mozzik për shkëputje të marrëveshejs me ‘labelin’, ishte menaxheri ai që kërcënoi me padi dyshen e hip hopit për mos respektim të marrëveshjes.
Megjithatë, tash ka reaguar edhe vet Mozzik i cili aludon se me këtë deklaratë ish menaxheri e ka prekur në nderë.
Në reagimin e tij të gjatë Mozzik aludon se ka punuar me muaj pa pagesë në studion e On Records ku thotë se ka realizuar 85 për qind të hiteve që kanë dalë nga kjo studio, dhe vlerëson lartë vijat melodike që ai ka krijuar, pasi thotë se instrumentali dhe tekstet e studios pa vijat melodike nuk mund të shndërrohen në këngë hite.
Reagimin e tij ai e ka përfunduar duke thënë se ai ka nënshkruar për punë dhe jo për fyerje, kërcënime dhe gjëra të tjera, ndërsa shpreh edhe mirënjohje për bashkëpunimin.
“Kuks”, “Xhelozia” etj, ishin disa prej projekteve të fundit të Mozzik, të cilat janë fshirë nga interneti me kërkesë të labelit “On Records”.
/Telegrafi/