Vëllezërit Mozzik dhe Getinjo vazhdojnë të përballen me sulme të ndryshme pas intervistës së përbashkët që dhanë.
Ka qenë producenti Bini Nebihu, ai që ka reaguar i pari pasi reperët nga Ferizaj thanë se nuk u ndihmuan nga askush nga qyteti i tyre. Kjo deklaratë bëri që Nebihu të shpërthejë dhe të zbulojë disa gjëra nga fillimet e karrierës së tyre duke treguar se u ka ndihmuar edhe me para kur Getinjo ishte në burg, si dhe i ka hapur dyert e studios pa asnjë cent, transmeton Telegrafi.
Një sulm tjetër Mozzikut i erdhi edhe nga Enca, e cila me një postim në rrjetet sociale e quajti “mosmirënjohës” reperin.
Kjo ka bërë që Gramozi të reagojë duke pranuar se vinë nga burgjet dhe rruga dhe se suksesin ia dedikon vetëm punës së tyre e jo personave që sipas tij i premtuan shumë por nuk i ndihmuan./Telegrafi/