Site icon Telegrafi

Mozzik reagon lidhur me panikun e përhapur: Dhunë psikike, asgjë nuk është në dorën tonë njerëz

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i njohur Mozzik bëri së fundmi një status në rrjetin social Facebook për fansat e tij dhe të njëjtin më pas e shpërndau edhe në Instagram.

Ai e ka cilësuar si një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të coronavirusit.

Tutje, reperi me prejardhje nga Ferizaj shton se është mirë që të ndërmerren masa për preventim, por që gjërat nuk varen nga ne.

Foto: Mozzik/Instagram

Mozzik i motivon fansat që të vazhdojnë të mbajnë pastërtinë dhe të jenë të kujdesshëm, teksa temën e coronavirusit po esheh më shumë si panik me interes për mediat, bizneset dhe politikën.

Ky është statusi i plotë i reperit (pa ndërhyrje):

“DHUNË psikqike , panikë të qrregulluar pashë në facebook e gjithkun rreth virusit .. O ani bre mu kujdes osht mire secilen dite te jetes me ia dediku pastertise e shendetit. Edhe mos me na ni sbon , po te pakten panikun e dhunen ndaj mendjes ta ndalojme! Laj durt deri t’nalet uji mos u hjek prej qeshmes kurre, easy Amo kurgjo amo hic kurgjo skemi ndore na!”. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory
Exit mobile version