Telegrafi

Mozzik: Që tri vjet jam beqar, kurdo që të lidhem do të publikoj fotografi me të

Foto: Mozzik/Instagram

Reperi i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, shprehet që ka gati tri vjet që nuk ka qenë në lidhje dashurie.

Këtë ai e bëri të ditur në një postim në Instagram Story, duke mos i lënë fansat të dyshojnë që ai mund të jetë në një lidhje.

Reperi nga Kosova shkroi: “Ka tri vjet gati që jam beqar… edhe kurdo që lidhem e qes një fotografi me të mos t’jua ndjen. Mos ma bani gajlen kaq shumë”.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ai u shpreh që nëse do të ndodhte, ai do të publikonte fotografi me të dashurën.

Në fotografitë e tjera që pasojnë në InstaStory, Mozziku tregon që po shijon pushimet.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ai gjithashtu vendosi një fotografi të një darke romantike, duke thënë se s’kishte mundur të bënte një fotografi të tillë më parë. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory