Reperi i popullarizuar shqiptar, Gramos Aliu emri artistik i të cilit është Mozzik, nuk e ka ndërmend të ndalet duke punuar në projektet e tij muzikore.
Kështu të paktën duhet nga paralajmërimet e tij të fundit për publikimin e këngëve, të cilave i ka bashkangjitur edhe klipe.
Ashtu siç pritet çdo projekt i tij, edhe paralajmërimi i fundit për këngën “Lass Mal” ka filluar të mirëpritet nga publiku, ani pse nuk është publikuar komplet.
Në rrjetin social Instagram, Mozzik tashmë u ka dhënë mundësinë fansave të tij që të shohin pak më shum nga klipi i kësaj kënge.
Projekti do të publikohet më 8 maj dhe sikurse në shumicën e tyre, Rrzon është përkujdesur për instrumentalin e projetit.
Në sekuencat që ai i ka publikuar, reperi shihet në një vend malor teksa kërcen në një mënyrë të veçantë, i cili padyshim do të kthehet në një trend në rrjetet sociale.
Kënga e tij e fundit, e cila vazhdon ende të dëgjohet, është publikuar para dy muajve dhe mban titullin “Auf wiedersehen”, e që në shqip i bie “Lamtumirë”. /Telegrafi/