Site icon Telegrafi

Mozzik publikon një fragment të shkurtër të këngës së re “Bespreme”

Foto: Instagram

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Instagram, Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka publikuar edhe një pjesë të kësaj kënge.

“Bespreme” ka bërë të ditur se do të lansohet së shpejti, por akoma pa një datë të saktë të publikimit.

“Bespreme. A mundemi që të shkatërrojmë me komente? Më vonë do t’ua tregoj datën e saktë kur publikohet”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të shumta qenë reagimet e fansave të 26-vjeçarit, të cilët mezi po presin për këtë prurje të re.

Kënga solo e Mozzikut vjen pak javë pas publikimit të “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Taynën.

Ky projekt duhet vënë në theks se ka ‘shpërthyer’ me klikime ku deri më tani mblodhi mbi 17 mijë. /Telegrafi/

Exit mobile version