Site icon Telegrafi

Mozzik publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria bashkë me Getinjon

Foto: Mozzik/Instagram

Mozzik dhe Getinjo janë dy reperë mjaft të pëlqyer në estradën shqiptare.

Ata kanë qenë shumë aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore, ndërsa jo e njëjta ka ndodhur edhe me koncertet.

Që në fillim të sezonit veror, vëllezërit njoftuan se ata nuk do të mbajnë këtë verë koncerte, pasi janë të angazhuar duke punuar për projekte të reja.

Mozzik dhe Getinjo e kanë nisur bashkë karrierën, ndërsa siç janë shprehur në intervista, muzikën e kanë dashur që kur ishin të vegjël.

I shohim shpesh bashkë në këngë, klipe e intervista të ndryshme, por një fotografi nga fëmijëria e tyre rrallë herë fansat kanë pasur mundësinë ta shohin.

Ka qenë së fundmi Mozzik, ai i cili ka hapur arkivat duke vendosur të ndajë me fansat në Instagram një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me të vëllanë, Getinjon.

“1€ + 1€ = 2€”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar me shifrën 2€, studios së tyre të re muzikore, e cila mban emrin “2 Euro Music”. /Telegrafi/

Exit mobile version