Telegrafi

Mozzik publikon një fotografi nga fëmijëria me prindërit e tij

Mozzik (Foto: Instagram/mozzik)

Reperi i mirënjohur i skenës sonë, Mozzik, e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet së bashku me prindërit e tij.

Në imazhin e postuar, Gramoz Aliu është në moshë shumë të vogël, ndërsa ka treguar se fotografia është realizuar në Gjermani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

“Gjatë vitit 1997 në Gjermani në stacionin e trenit me dy prindërit e mi”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram.

Disa javë më parë, Mozzik befasoi me bashkëpunimin me Unikkatilin të titulluar “Shqiptar”.

Kënga u publikua vetëm në versionin audio dhe deri më tash është dëgjuar mbi 4.2 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/