Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi Mozzik publikoi këngën e tij të re në orën 00:00 të së premtes.
“Zemra ime” mban titullin kënga e tij e re, e cila gjendet tashmë në kanalin zyrtar të reperit në YouTube bashkë me klip.
Muzika dhe produksioni janë realizuar nga producenti Rrzon, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Mozzik.
Klipi i këngës është mjaft interesant, pasi këtë herë reperi ka vendosur që ta xhriojë në një burg.
Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Entermedia.
Mozzik përndryshe ka qenë shumë aktiv gjatë vitit me projekte muzikore e koncerte të shumta, ku është mirëpritur nga fansat.
“Zemra ime” i pason projektit “Dhelpër dinake” i publikuar muaj më parë nga reperi ferizajas – këngë kjo e cila pa dyshim u shndërrua në hit. /Telegrafi/