Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Escozziki” titullohet kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artisti me muzikë dhe producim nga Deard Sylejmani.
Ky i fundit po ashtu është përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge.
Videoja ndërkaq i është besuar Capturehood.
Gramos Aliu (emri i vërtetë) vjen me një interpretim më ndryshe në këtë projekt të veçantë.
Mozzik duhet theksuar që vetëm shtatë ditë më parë solli një tjetër këngë në bashkëpunim me Kidën të titulluar “Forever Together”. /Telegrafi/