Site icon Telegrafi

Mozzik publikon këngën e re “Daddy”

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik krahas angazhimeve me koncerte po punon vazhdimisht edhe për projekte të reja muzikore.

Edhe së fundmi ai ka lansuar një këngën të re të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Projekti mban titullin “Daddy” dhe është prodhuar nga producentët Rzon dhe Fisnik.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, për nga ana vizuale është përkujdesur produksioni muzikor “Entermedia”.

Ndryshe, përderisa Mozzik mbetet i angazhuar me projekte muzikore, vëllau i tij reperi Getinjo prej javësh ka nisur rrugëtimin e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Reperi nga Ferizaj është kthye në një prej personazheve më të komentuara dhe natyrisht nuk i ka munguar përkrahja e Mozzikut. /Telegrafi/

Exit mobile version