Site icon Telegrafi

Mozzik publikon fotografi nga maja e Lubotenit: Jeta është e mirë, ndonjëherë ne harrojmë

Mozzik (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar shqiptar, Gramos Aliu i njohur me emrin e artit Mozzik, ditën e sotme (e hënë) e ka kaluar në majën e Lubotenit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Artisti nga Ferizaj përmes disa fotografive tregon se ka kaluar një ditë të bukur, përkundër se të gjithë njerëzit janë izoluar në shtëpi për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Jeta është e mirë ndonjëherë ne harrojmë, sot në Luboten”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografive.

Lexo po ashtu Mozzik publikon ‘1 ditë’ në formë recitimi, të punuar para disa vitesh

Imazhet në fjalë kanë marrë dhjetëra pëlqime nga ndjekësit e tij, duke qenë se vetëm në Instagram numëron 1.4 milion njerëz.

Mozzik këto ditë lansoi “1 ditë” në formë recitimi, projekt ky që është punuar para gjashtë viteve nga reperi dhe u prit shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version