Site icon Telegrafi

Mozzik publikon dy këngë të reja

Foto: Mozzik/Instagram

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Mozzik ka publikuar dy projektet e tij më të reja muzikore.

“Stari Mahallës” mban titullin kënga e parë, e cila vjen në bashkëpunim me rap-artistin Luciano.

Kjo këngë u publikua në orët e para të datës 28, kjo pasi tash e sa kohë Mozzik vendos t’i publikojë këngët e tij në orët e hershme të mëngjesit.

https://www.youtube.com/watch?v=aZv4vMHFvF0

Ndërkohë, “Glock” titullohet kënga e dytë, publikimin e së cilës ai e paralajmëroi në të njëjtën datë si këngën e parë.

“Pinocchio”, është kënga e tretë që do ta sjell reperi ferizajas, i cili tash e sa kohë jeton në Zvicër me bashkëshorten, Loredana Zefi.

Të gjitha këngët e tij të reja janë punuar në studion “2 Euro Music”, ndërsa duket se realizimi i projekteve të shumta muzikore është një shenj për rikthimin e tij të fuqishëm këtë verë.

https://www.youtube.com/watch?v=ZJcjyoPu7uQ

Exit mobile version