Reperi i njohur Mozzik është mjaft i pëlqyer nga moshat e reja për muzikën e tij.
Ai është mjaft i përfolur në media edhe për jetën private, ndonëse nuk është prononcuar shumë rreth kësaj teme.
Tash e një kohë, ai është në lidhje me bukuroshen Loredana Zefi, e cila ia ka rrëmbyer zemrën reperit shumë të pëlqyer në trevat shqiptare.
U përfolën për ndarje, por në fakt dyshja nuk i rezistuan sot tundimit për të qenë me njëri-tjetrin, kështu që ata shkuan sërish drejt ri-bashkimit.
Tashmë ata gjendet pranë njëri-tjetrit në çdo çast, dhe këtë e vërtetojnë edhe fotografitë e tyre së bashku në rrjetet sociale.
Së fundmi, Mozzik ka qenë ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në çaste intime me të dashurën e tij në pishinë.
Çifti janë duke shijuar pushimet në Alpet e Zvicrës, ndërsa kanë vendosur të ndajnë me fansat disa prej momenteve më të ëmbla që po kalojnë së bashku atje. /Telegrafi/