Telegrafi

Mozzik publikon albumin e ri “Mozzart”

Mozzik (Foto: Instagram)

Mbrëmë me të shënuar ora 00:00, reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka prezantuar albumin e tij të ri të titulluar “Mozzart”.

Albumi përmban gjithsej 20 këngë dhe disa prej tyre i kishte lansuar me videoklip gjatë këtij viti.

Krahas projekteve solo, në album artisti shqiptar ka bashkëpunuar edhe me Kidën e vëllanë e tij, Getinjon.

Njërën prej këngëve, e cila është renditur në listën e parë të albumit, Gramos Aliu (emri i vërtetë i reperit) ia ka kushtuar vajzës së tij, Hanës.

Ajo nis me përshkrimin e Mozzik mbi shtatëzëninë e Loredanës, periudhën e kontrollove mjekësore e gjithashtu edhe dëshirat e tij për të ardhmen e Hanës.

Më poshtë ua sjellim këngët që tanimë janë publikuar në platformat e ndryshme muzikore, e po ashtu edhe në YouTube.

1. HANA

2. GLOCK

3. STARI MAHALLËS

4. DHELPËR DINAKE

5. ZEMRA IME

6. SHQIPTAR

7. BOSS

8. LOUIS VUITTON

9. SIRENA

10. MADONNA

11. AUF WIDERSEHEN

12. TOM & JERRY

13. WEISS

14. BABY

15. NOKIA

16. LASS MAL

17. KANIHER

18. KUR THOJSHE

19. VEÇ NJO

20, KËRKUN

/Telegrafi/