Site icon Telegrafi

Mozzik prin në rrugëtimin drejt Jezercës me ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, teksa këndojnë vargjet nga koha e luftës

(Foto: Instagram/mozzik/Screenshot)

Ylli shqiptar i hip-hopit, Mozzik, i shoqëruar nga ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarë të dëshmorëve, ka rrugëtuar drejt majës së Jezercës.

Ai ka publikuar fotografi dhe video nga ku rrugëtim, ndërkohë që është shfaqur duke kënduar vargjet e ushtarëve nga koha e luftës në Kosovë.

“Sot (e diel) nga orët e herëta të mëngjesit morëm rrugën për në Jezercën legjendare, së bashku me Çlirimtarin Petritin (Elmi Reçica) dhe shumë luftëtarë tjerë, na u bashkuan edhe djem e vajza dëshmorësh!”.

“Tri shkronjat që e pasqyrojnë shtetin tonë dhe pavarësinë tonë quhet UÇK! Vargjet që kanë kënduar në vitet e 98-ta luftëtarët, sot i rifreskuam dhe i këndova me plot ndjenja dhe emocione!”.

“Plot tregime e ngjarje na treguan secili që ka përjetuar diçka në këtë zonë. Ditë e mirë me njerëz të mirë në vend të mirë!”.

“Rrënoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar reperi në postim e tij të plotë në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mozzik)
Exit mobile version