Reperi ferizajas, Mozzik, para disa muajve paralajmëroi albumin e tij të ri. Ky album përmban mbi 15 këngë, në mesin e të cilave janë edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.
Meqë disa nga këngët e reja kanë rrjedhur në internet, reperi ka vendosur që t’i publikojë tri prej tyre. “Pinocchio”, “Glock” dhe “Stari i Mahallës”, janë projektet që Mozzik ka prezantuar për fansat e tij.
“Këto ditë ju lajmëroj saktë se në cilën datë dhe orë publikohen këto këngë”, ka shkruar ai në një njoftim në Instagram.
Pjesë e këtij albumi do jetë edhe një këngë për vajzën e tij, Hanën, e cila erdhi në jetë në dhjetorin e kaluar.
Reperi në fjalë pëlqehet tejet shumë për stilin e tij muzikor dhe tashmë ka mbledhur fansa anembanë botës. “A Milly” mbetet kënga e fundit që ka lansuar në bashkëpunim me reperin gjerman, Dardan, projekt ky që mblodhi miliona shikime në YouTube. /Telegrafi/