Telegrafi

Mozzik: Prej se jam lindur, jemi duke e pritur liberalizimin e vizave

Foto: Mozzik/Instagram

Mozzik shquhet si një prej reperëve shqiptarë më aktivë dhe të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Përveç që shpesh i njofton fansat me aktivitetet e tij të ndryshme nga përditshmëria po këngët reja, Mozzik iu jep herë pas here mundësinë atyre që të parashtrojnë pyetje të ndryshme.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, duke publikuar në InstaStory disa nga pyetjet e drejtuara nga fansat, bashkë me përgjigjet e tij.

Njëra ndër pyetjet e bëra nga një prej ndjekësve ishte fakti se nëse reperi beson që “deri në dhjetor do të ndodhë heqja e vizave”, siç rëndom shpesh premtohet nga politika.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I njëjti në përgjigjen e tij me një lutje, ka treguar se shpreson vërtetë që kjo të ndodhë, pasi i duket që një dëshirë e tillë ekziston prej se ai ka lindur.

Foto: Mozzik/InstaStory

“InshAllah, më bëhet qejfi shumë se prej se jam lind më duket se jemi duke pritur”, ka qenë përgjigja e reperit.

Ndërkohë i njëjti në një pyetje tjetër të drejtuar nga fansat ka premtuar se së shpejti do të sjellë në treg një album plot hite. /Telegrafi/

Foto: Mozzik/InstaStory