Reperi i njohur Mozzik vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ai preferon që të ndajë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Shumicën e kohës, ai e kalon nën shoqëri të vëllait të tij, reperit Getinjo.
Ky i fundit ka publikuar në Instagramin e tij disa imazhe të të vëllait, teksa shfaqet duke ekzekutuar në instrumentin e famshëm popullor, çiftelinë.
Ndryshe nga ç’mund të paramendohet si një i ri në stilin reper, Mozzik duket se di të jetë edhe tradicional.
Dyshja në fjalë kanë paralajmëruar se së shpejti do të sjellin në treg projekte të reja. /Telegrafi/