Reperi shqiptar Mozzik është i pëlqyer në masë të madhe nga të rinjtë.
Ai vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Jo pak herë kanë qenë rastet kur përmes shkrimeve, Mozzik edhe ka thumbuar disa prej kolegëve të tij.
Në një status të publikuar së fundmi në InstaStory, reperi shkruan se ka filluar tu mësojë gjuhën gjermane disa prej kolegëve, kjo referuar faktit se në disa prej këngëve të tij, ai edhe ka kënduar gjermanisht.
“Ngadalë-ngadalë po ua mësoj gjermanishten artistëve shqiptarë”, kanë qenë fjalët e Mozzikut në InstaStory.
Ai nuk ka cekur emra në veçanti, por që gjithsesi fansat e cilësuan si një thumbim ndaj disa prej kolegëve të tij. /Telegrafi/