Telegrafi

Mozzik përdor thënien: Bëhu i pasur ose vdis duke tentuar

Mozzik (Foto: Instagram/mozzik)

Reperi Mozzik në vitet e fundit ka qenë mjaft aktiv dhe i angazhuar në muzikë.

I njëjti është aktiv edhe në rrjetet sociale dhe ndanë me ndjekësit imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi nga pasqyra e ashensorit, të cilën e ka shoqëruar me një thënie për ndjekësit e tij në Instagram. “Bëhu i pasur ose vdis duke tentuar”, ka shkruar ai.

Reperi shqiptar para pak ditëve lansoi këngën e re “A Milly” në bashkëpunim me reperin gjerman, Dardan. Ky projekt i tyre në platformën YouTube ka mbledhur mbi tetë milionë klikime.

Ndërkaq, 24-vjeçari po vazhdon të punojë në këngë të reja që priten të prezantohen së shpejti para publikut. /Telegrafi/