Telegrafi

Mozzik për Labinot Tahirin: Ai me të cilin qeshët plot nga ju dikur, po ua kthen të qeshurat familjeve e të sëmurëve

Fotomontazh: Mozzik/Labinot Tahiri/Instagram

Reperi Mozzik e ka vlerësuar lartë kontributin e këngëtarit dhe deputetit, Labinot Tahiri.

Bashkëvendasit të tij ferizajas, Mozzik i ka dedikuar një shkrim në InstaStory, duke u shprehur se ky është ai Labi që dikur të tjerët qeshnin me të.

“Po bre qaj Labinoti i Ferizajit qe keshët plot me të dikur, e do Hala keshin.. e sot i njejti Labinot po i’a kthen të qeshurat familjeve e të sëmurëve me vullnetin e ndihmën e njerëzve të mirë! Labi “Zëri i popullit” Zëri i qdo familjes që ka nevojë! Zoti e shpërbleftë me të mira!”, kanë qenë fjalët e Mozzik në InstaStory.

Foto: Mozzik/InstaStory

Teksa ka bërë këtë shkrim, reperi gjithashtu ka shfaqur një fotografi ku shihet Labinot Tahiri teksa po ofron ndihmë për shërimin e një vajze të sëmurë.

Kujtojmë që javë më parë ishte Labi ai i cili ofroi mbështetje për partneren e Mozzikut, Loredana Zefit, në kohën kur ajo u përball me akuza të forta nga një çift zviceran.

Mozzi dhe Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në atë kohë, Tahiri kishte shkruar se nuk duhet të nxjerrim përfundime pa dalë në shesh ende e vërteta. /Telegrafi/

Labi kishte ofruar mbështetje për Mozzikun dhe Loredanën në kohën kur reperja u përball me akuza të forta nga çifti zviceran (Foto: Labinot Tahiri/InstaStory)