Site icon Telegrafi

Mozzik paralajmëron publikimin e këngës “Lass mal”

Mozzik tashmë e ka dëshmuar se talenti dhe muzika e tij kanë zënë vend për një kohë të gjatë në industrinë e muzikës.

Në këtë kohë të pandemisë, reperi ka qenë tejet aktiv në rrjetin e tij social Instagram duke u lidhur ‘live’ me fansat e tij për të biseduar.

Përpos mundësisë për t’u lidhur me të, tashmë fansat e tij do të kenë mundësinë të dëgjojnë këngën e tij më të re.

Përmes një postimi në profilin e tij, Mozzik ka paralajmëruar publikimin e projektit më të ri muzikor, e që do të servohet në publik me 8 maj.

Kënga titullohet “Lass mal” ose në shqip “Lëre”, kurse për instrumentalin e saj është përkujdesur producenti Rrzon. Për klipin, i cili në video shihet se është realizuar në një vend malor, është kujdesur Shëndet Aliu.

Ky është projekti i dytë i tij i cili vjen në gjuhën gjermane, pasi që “Auf Wiedersehen” ka qenë i pari në këtë gjuhë./Telegrafi/

Exit mobile version