Rep-artisti Mozikk ka qenë njëri ka më të komentuarit në estradën shqiptare për një kohë të gjatë.
Reperi nga Ferizaji është bërë shpesh pjesë e mediave roze për shkak të ndarjes së tij nga reperja Loredana Zefi. Jeta e tij profesionale e po ashtu personale ka qenë prezente në rrjete sociale, duke spekuluar gjëra nga më të ndryshmet.
Duket se Mozzik ka vendosur t’i lë aludimet anash, për të punuar në projektin e tij të radhës. Në një intervistë për emisionin ‘Prive‘, ai ka treguar se albumi i tij i radhës do të lansohet në qershor të këtij viti.
“Albumin do ta lansoj në qershor nëse ec gjithçka si duhet, shpresojmë që në qershor”, ka thënë reperi.
Ai është pyetur se kur do ta realizojë këngën për vajzën e tij Hanën, ndërsa Mozzik shtoi se projekti për të është gati dhe do të jetë pjesë e albumit.
Kujtojmë se “Lass Mal” është kënga e tij e fundit e realizuar në gjuhën gjermane, e cila thuhej se ishte dedikim për ish-gruan e tij. /Telegrafi/