Reperi Mozzik ka konfirmuar se do të sjellë një informacion shumë të vlefshëm për karrierën e tij muzikore.
Hip hop ylli me anë të një postimi në rrjetin social InstaStory ka paralajmëruar njoftim të ri.
Fjala sipas Mozzik është për muzikë, e informacionin ai do ta zbulojë të premtën.
Reperi pritet të konfirmojë lansimin e një albumi të ri.
Ai ka kohë që ka ndalur performancat e tij në koncerte pas kontestit gjyqësor me On Records.
Aktualisht Mozzik është pjesë e kompanisë që vet formoi, 2 Euro Gang.
Reperi aktualisht konsiderohet një prej emrave më në formë të hip hopit, në prag edhe të shpërthimit në Evropë.
Kujtojmë se kënga e fundit me të dashurën Loredanën “Bonnie & Clyde” u pëlqye mjaft shumë duke rrëmbyer vend në top listat gjermane. /Telegrafi/