Telegrafi

Mozzik paralajmëron klipin e ri “Madam”

Reperi i njohur Mozzik do të sjellë së shpejti projektin e tij më të ri muzikor.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ai ka treguar se kënga e tij e re tiutllohet “Madam”.

“Surprizë, ‘Madam’ së shpejti me videoklip”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti, ka treguar se për këngën e tij të re janë përkujdesur Macloud dhe Joshimixu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në fotografi, reperi shfaqet me kostum dhe kapele në kokë gjatë xhirimeve të klipit të ri, i cili do të publikohet shumë shpejt.

Ky është projekti i parë që Mozzik sjell pas largimit të bujshëm nga labeli “ON Records”, muaj më parë. /Telegrafi/