Site icon Telegrafi

Mozzik paralajmëron këngën e re në gjuhën gjermane – publikohet të enjten

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik përvec projekteve të suksesshme në gjuhën shqipe, ai e ka sfiduar vetën edhe me disa të tilla në gjermanisht.

Këngët e tij në gjuhën gjerman joanë pritur po aq mirë sa ato në shqip dhe një të tillë reperi po e sjell edhe tani.

Kështu ka zbuluar reperi nga Ferizaj përmes një postimi që ndau me mbi një milion ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Foto: Mozzik/Instagram

Autori i “Bespreme” postoi një imazh teksa shijet duke mbajtur një gotë çaji në dorë dhe njoftoi se kënga e tij e ri do të jetë në gjuhë gjermane dhe publikohet nesër (e enjte)

“A jeni gati për këngën time të re tërësisht në gjermanisht, do të jetë interesante, nesër 23:59, Marylin Monroe”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e postimit.

Aktualisht artisti po shijon suksesin e këngës “Të dua”, një dedikim për të bijën e tij, Hana që e solli në shtator të këtij viti.

Ndërsa, krahas punës në projekte të reja, reperi mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version