Mozzik ka bërë të ditur se fundjavën që vjen do të publikojë një këngë të re, e cila i kushtohet nënës.
Kënga pritet të mbajë titullin pikërisht “Nana” dhe do të lansohet në orët e para të datës 16 dhjetor.
“Ah kjo kënga. Shumë emocione e ndjenja do t’i dëgjoni me datë 16.12.2018 (të dielën) në ora 0:00”, ka shkruar Mozzik në përshkrim.
“Ghetto” është projekti më i fundit muzikor i publikuar nga Gramoz Aliu (emri i vërtetë i reperit).
Videoklipi i kësaj kënge u publikua më 29 nëntor dhe është pëlqyer shumë nga fansat e tij, saqë ka arritur afro dy milionë shikime në YouTube.
Në muajin tetor, Mozziku solli bashkëpunimin e radhës me vëllanë e tij, Getinjo.
“Para Siempre” është pritur shumë mirë dhe numëron mbi 3.2 milionë shikime në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/