Telegrafi

Mozzik paralajmëron këngën e re “Zani”, lansohet më 9 nëntor

Reperi i njohur, Mozzik po vjen me një këngë të re.

Kështu ka njoftuar ai në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.

Rap-artisti nga Ferizaj ndau me fansat një pjesë të shkurtër të projektit të ri që mban titullin “Zani”.

Foto: Mozzik/Instagram

Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip dhe pritet të publikohet më 9 nëntor.

“9 nëntor, ora 18:00, YouTube, 23:59, spotify etc, Mozzik- Zani”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që aktualisht Gramoz Aliu (emri i plotë) po shijon suksesin e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin “Drama, pahiri”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti i dyshes u lansua në tetor të këtij viti dhe tashmë në pakë javë ka grumbulluar afro 10 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/