Site icon Telegrafi

Mozzik paralajmëron fansat: Do të jetë vit i nxehtë

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, në vitin që lamë pas ka sjell një sërë këngësh të suksesshme.

Ai po ashtu ka qenë njëri nga këngëtarët më të kërkuar në treg, me koncerte brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Si ndër të preferuarit e publikut, 27-vjeçari po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në profesionin e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Meqë akoma ndodhemi në fillim të vitit të ri, krijuesi i hitit “Madam” paralajmëron edhe shumë prurje të reja.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, i njëjti thekson se edhe ky vit do të jetë i nxehtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Vërtetë ka me qenë vit i nxehtë. Mozziku është rikthyer”, ka thënë ai.

Megjithatë, nuk ka zbuluar ndonjë këngë të cilën është duke e punuar apo do ta publikojë së shpejti.

“Daddy” ndryshe mbetet realizimi i fundit i Mozzikut me mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version