Telegrafi

Mozzik paralajmëron bashkëpunimin e ri me Getinjon

Dy vëllezërit dhe njëkohësisht reperë të suksesshëm, Mozzik dhe Getinjo janë bërë bashkë për një projekt të ri.

Dyshja e njohur lajmin e kanë zbuluar përmes një video të realizuar në studion muzikore e që e ndan me fansat në Instagram.

Kënga mban titullin “Totorina” dhe pritet të publikohet shumë shpejt, ndërsa artistët nga Ferizaj nuk kanë zbuluar më shumë detaje.

“A jeni gati? Shumë shpejt. Po para se me dal ky projekt dua t’i shoh të gjithë duke bërë video”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e videos, që u pasua nga komente të shumta.

Lexo po ashtu Mozzik në rresht të parë, fali Bajramin në Sheshin e Tiranës

Kujtojmë që kohë më parë Mozzik lansoi albumin “Lamboziki”, në të cilin janë përfshirë gjithsej 14 këngë, ndër tjera edhe një bashkëpunim me Getinjon.

Të dy krahas projekteve të ndryshme mbesin të angazhuar edhe me koncerte të shumta. /Telegrafi/