Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka filuar punën për projektin madhështor njëherësh albumin e tij të dytë.
Ai përmes rrjeteve sociale ka njoftuar ndjekësit se së shpejti do të prezantojë albumin e tij të ri, pas atij ‘Mozzart’ që e solli në fund të muajit korrik.
Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka publikuar një video në Instagram, me anë të së cilës tregon se përkundër pandemisë ky ishte viti i tij më i mirë në fushën profesionale.
“Shpresoj që jeni mirë të gjithë. Kjo pandemi na prishi planet, projektet e disponimin na ndërroj komplet. Tek unë personalisht kjo periudhe ishte s ai përket punës në studio më e mira kohë deri tash”.
“Po flas për një album të ri, të cilit emrin ende nuk ia kam vendos. Një album shumë shpirt, emocion, motiv, dhimbje, sakrificë. Por fundja kjo është puna që di të bëj më së miri që quhet muzikë. Po pra albumin e dytë e kam gati, do ju freskoj shumë shpejt”, ka shkruar ai.
Siç e cekëm më lart, ky është albumi i dytë i artistit shqiptar i cili mori reagime të shumta në rrjetet sociale.
Reagimet e fansave të Mozzik ishin të ndryshme dhe mezi po presin për prurjet e reja të 25 vjeçarit. /Telegrafi/