Reperi i njohur, Mozzik është padyshim një prej artistëve më të suksesshëm dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Reperi nga Ferizaj prej kohësh ka nis punën për realizimin e një albumi të ri, e që pritet të publikohet shumë shpejt.
Kështu ka bërë të ditur vet reperi përmes disa postimeve duke lënë të kuptohet se ai mund të puibloikohet gjatë festës së Shën Valentinit.
“I ka ardh koha vallahi”, ka shkruar Mozzik në njëri postim, ndërsa në disa një tjetër ka uruar ditën e të dashuruarve.
Deri tani reperi ka zbuluar albumi mban titullin “Lamboziki” dhe do të ketë gjithashtu një bashkëpunim me vëllain e tij, Getinjo.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë reperi lansoi këngën “S’ka” në bashkëpunim me këngëtaren, Elvana Gjata.
Ndërsa, kujtojmë që Mozzik së fundmi mbajti një performancë në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP, e që nxiti reagime të shumta pasi shprehu hapur pëlqimin e tij për aktorin dhe njërin prej banorëve, Donald Veshaj. /Telegrafi/